Pas takimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla
Poposki dhe homologut të tij
grek Evangelos Venizelos nuk pati konferencë të përbashkët për shtyp.
Arsyeja e mungesës së konferencës mbetet enigmë, ndërsa sqarimin e vetëm e bëri
ministri Poposki i cili në momentin që u përgjigjej u kthye nga stema e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Maqedonisë dhe theksoi se “ndoshta nuk i ka pëlqyer prapavija”, duke aluduar në shefin e diplomacisë
greke.
“Mua për shembull shumë më pëlqen, shumë është e bukur”, theksoi
ministri Poposki.
Në takimin që zgjati një orë midis është diskutuar për planet të cilat do të realizohen ndërkohë që Greqia kryeson Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.
Ndërsa për kontestin e emrit nuk është biseduar.
Poposki ka theksuar se në Greqi momentalisht nuk ekziston vullnet politik për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin.
“Me kolegun tim
grek biseduam për çështjet ekonomike, por edhe për temat të përbashkëta politike. Pa dallim që Greqia kryesin me BE-në, ata mund të na ndihmojnë që të ecim përpara drejt rrugës tonë për anëtarësim në Union, ndërsa mund edhe të na pengojnë. Kryesimi
grek me BE-në ka dimension të posaçëm”, deklaroi
Ministri Nikolla
Poposki.
Shefi i diplomacisë
greke gjatë ditës së sotme ka planifikuar takime intensive me liderët e institucioneve dhe të opozitës në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2014,
ora 14:02