Sot, në Korçë është vjedhur kisha. Lajmin e bën me dije policia, duke njoftuar se janë marrë një sasi lekësh. Gjithashtu ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë).
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com