Këshilltari i Putinit largohet nga qeveria dhe “zhduket” nga Rusia

Në një zhvillim që mund të jetë i një rëndësie të veçantë, një këshilltar i Vladimir Putin është larguar nga qeveria ruse dhe është larguar nga vendi, sipas Reuters.

Anatoli Chubais, një reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.

Një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që ka mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin, Chubais do të ishte zyrtari i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës deri më tani.