“Nuk i duroj Krishtlindjet, më përdhunoi prifti i veshur si Babagjysh”
I veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, me një vajzë të vogël në prehër, personi në foto është Uilfred Balduin, i cili është akuzuar për përdhunimin e fëmijëve në një Kishë katolike në Romë. Ky është imazhi i një personi që vazhdon të përndjek viktimën e tij, e cila dje fitoi gjyqin në Gjykatën e lartë, kundër Kishës.

“Ka gjëra që kam urryer për vite me radhë. Nuk mund t`i duroj më Krishtlindjet për shkak të abuzimeve të tij i veshur si babagjysh”, thotë aktualisht nëna e tre fëmijëve dhe administratore e një firme, e cila vazhdon të ketë ankthe nga fëmijëria dhe disa herë ka tentuar të vras veten.

“JGF” është emri i referimit për viktimën në sallën e gjyqit. Ajo tregon se prifti e dhunonte seksualisht për atë që ai quante sjellje të pahijshme. “Murgeshat e dinin. Ai lejohej të merrte çdo fëmijë dhe t`i përdhunonte ato. Gjithnjë ishte faji im, pasi mbaronte punë ai më thoshte që të dhuroja para në kutin e bamirësisë. Sipas tij zoti i kishte kërkuar që të më dënonte”, shprehet viktima.

Ndërkohë që ky vendim i Gjykatës së lartë në Britani, mund të shkaktojë dëme të paimagjinueshme financiare për Kishën katolike e cila do të jetë e detyruar të paguaj milion para zhdëmtim për të gjitha viktimat e priftërinjve në Angli. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori