Nuk është kurrë vonë, rregullat për të luajtur shah
Nuk është kurrë vonë për të mësuar shah - lojën më popullore në botë! Rregullat e shahut janë të lehta:

Hapi 1. Si të vendosni gurët
Në fillim të lojës tabela e shahut vendoset në mënyre të tillë që çdo lojtar ka katrorin e bardhë (ose me ngjyrë të hapur) në fund djathtas të tabelës. Gurët e shahut renditen njësoj çdo herë. Rreshti i dytë mbushet me ushtarë. Torrat janë në cepat, pastaj kuajt vijnë ngjitur me torrat, më pas vendosen oficerët dhe në fund mbretëresha e cila vendoset në katrorin që përkon me ngjyrën e saj (mbretëresha e bardhë vendoset në te bardhë, mbretëresha e zezë në të zezë) dhe mbreti vendoset në kutinë që mbetet.

Si të vendosni gurët

Hapi 2. Si lëvizin gurët e shahut
Secili nga 6 tipet e gurëve lëviz ndryshe. Gurët nuk mund të kapërcejnë mbi njeri tjetrin (përveç Kalit që mundet), si edhe nuk mund të mbivendosen në kutizat që kanë gurë të së njëjtës ngjyrë. Por mund të vendosen për të zëvendësuar gurët e kundërshtarit, të cilat zihen rob. Gurët vendosen zakonisht në pozicione nga ku mund të zënë rob gurë të tjerë (duke u vendosur mbi katrorët e këtyre të fundit dhe duke i zëvendësuar), mbrojnë gurët e tyre nëse zihen rob, apo të kontrollojnë katrorë kryesorë në lojë.

Si lëvizet Mbretishah
Mbreti është guri më i rëndësishëm, por është një nga më të dobëtit. Mbreti mund të lëvizi vetëm një katror në cilindo drejtim - lart, poshtë, anash dhe diagonal. Mbreti nuk mund të lëvizi veten në një pozicion shahu (ku ai mund të zihet rob). Kur mbreti sulmohet nga një gur tjetër, quhet "shah".

Si të lëvizni Mbretin

Si lëvizet Mbretëresha në shah
Mbretëresha është guri më i rëndësishëm. Ajo mund të lëvizi në çdo drejtim të drejtë - para, pas, anash ose diagonalisht - aq larg sa mundet për aq kohë sa nuk kalon përmbi ndonjë nga gurët e saj. Dhe, si të gjithë gurët, nëse mbretëresha merr një gur kundërshtar, lëvizja e saj përfundon. Vini re se si mbretëresha e bardhë merr mbretëreshen e zezë dhe mbreti i zi është i detyruar të lëvizë.

Si të lëvizni Mbretëreshën

Si lëvizet Torra në shah
Torra mund të lëvizë aq larg sa do, por vetëm para, pas dhe anash. Torrat janë veçanërisht gurë të fuqishëm kur mbrojnë njëri-tjetrin dhe punojnë së bashku!

Si të lëvizni Torrën

Si lëvizet Oficeri në shah
Oficeri mund të lëvizë aq larg sa do, por vetëm diagonalisht. Çdo oficer nis në një katror (me ngjyrë të hapur ose të mbyllur) dhe duhet gjithmonë të qëndrojë në atë ngjyrë katrori. Oficerët punojnë mirë së bashku sepse mbulojnë dobësitë e njëri tjetrit.

Si të lëvizni Oficerin

Si lëvizet Kali në shah
Kuajt lëvizin në një mënyrë krejt ndryshe nga gurët e tjerë - duke lëvizur dy katrore në një drejtim dhe më pas një katror tjetër në kënd 90 gradë, njësoj si forma e gërmës “L”. Kuajt janë gjithashtu të vetmit gurë që mund të kapërcejnë gurët e tjerë.

Si të lëvizni Kalin

Si lëvizet Ushtari në shah
Ushtarët janë të pazakonshëm sepse ata lëvizin dhe marrin në mënyra të ndryshme: ata lëvizin përpara, por marrin diagonalisht. Ushtarët mund të lëvizin vetëm një katror çdo herë, përveç lëvizjes së tyre të parë ku mund të lëvizin dy katrorë. Ushtarët mund të marrin vetëm një katror diagonalisht përpara tyre. Ata nuk mund të lëvizin ose marrin mbrapa. Nese një gur tjetër është direkt para një ushtari, ai nuk mund të lëvizi ose t'a marri atë gur.

Si të lëvizni Ushtarin

Hapi 3. Zbuloni rregullat e veçanta të shahut
Ka disa rregulla të veçanta në shah që nuk duken logjike në fillim. Ato janë krijuar për ta bërë lojën më të këndshme dhe interesante.

Si të promovoni një ushtar në shah
Ushtarët kanë një tjetër veçori dhe ky është nëse një ushtar arrin në fund të anës tjetër të tabelës, ai mund të shndërrohet si një gur tjetër (quhet promovim). Një ushtar mund të promovohet në çfardo guri tjetër. Një keqkuptim i rëndomtë është që ushtarët mund të promovohen vetëm në ndonjë nga gurët e humbur. Kjo NUK është e vërtetë. Një ushtar zakonisht promovohet në mbretëreshe. Vetëm ushtarët mund të promovohen.

Si të promovoni një ushtar

Si të merrni me prerje
Rregulli i fundit në lidhje me ushtarët quhet “me prerje”, i cili vjen nga frengjishtja “në kalim”. Nëse një ushtar lëviz dy katrore në lëvizjen e tij të parë, dhe duke vepruar kështu ndalon në anë të një ushtari kundërshtar (pra ka kapërcyer mbi mundësinë e ushtarit tjetër që ta marri), ushtari tjetër ka mundësinë e marrjes së ushtarit të parë ndërsa ai kalon. Kjo lëvizje e veçantë duhet të bëhet menjëherë pasi ushtari i parë ka lëvizur, përndryshe mundësia për ta marrë humbet. Klikoni në shembullin më poshtë për t'a kuptuar këtë rregull të çuditshëm por të rëndësishëm.

Si të kalosh me prerje

Si të bëj rrokadën
Një rregull tjetër i veçantë shahu quhet rrokada. Kjo lëvizje të lejon të besh dy gjëra të rëndësishme me një lëvizje: lëviz mbretin në pozicion të sigurt (me shpresë), dhe të lëviz torrën nga cepi i tabelës për në lojë. Kur një lojtar ka rradhën ai mund të lëvizi mbretin dy kuti drejt një cepi të tabelës dhe lëvizi torrën e atij cepi në mes të tabelës direkt pas mbretit. (Shiko shembullin më poshtë.) Sidoqoftë, në mënyrë që të bësh rrokadën, kushtet e mëposhtme duhet të zbatohen:

duhet të jetë hera e pare që mbreti lëviz
duhet të jetë lëvizja e parë që torra lëviz
nuk duhet të ketë asnjë gur shahu midis mbretit dhe torrës në mënyre që të lëvizësh
mbreti nuk duhet të jetë shah ose të kalojë midis hapësirës që është shah
Vini re që kur mbreti bën rrokadën në një drejtim ai është më afër cepit të asaj ane të tabelës. Kjo quhet rrokada e vogel. Rrokada në anën tjetër, nga ana e mbretëreshës, quhet rrokada e madhe. Pavarësisht cilës ane, mbreti lëviz gjithmonë dy kuti kur bën rrokadën.

Si të bëj rrokadën

Hapi 4. Zbuloni kush lëviz i pari në shah
Lojtari me gurët e bardhë gjithmonë lëviz i pari. Si rrjedhojë, lojtarët zakonisht vendosin me short se kush do të luajë me të bardhët, për shembull duke hedhur një monedhë kokë a pil, ose dukë lënë njërin lojtar të hamendësojë ngjyrën e gurit që fshihet në dorën e lojtarit tjetër. I bardhi më pas bën një lëvizje, e cila pasohet me lëvizjen e të ziut, pastaj i bardhi lëviz përsëri, pastaj i ziu e kështu deri në fund të lojës. Të lëvizësh i pari ka një avantazh të vogël i cili i jep të bardhit mundësinë të sulmojë menjëherë.

Hapi 5. Shikoni rregullat si të fitoni një lojë shahu
Ka dy mënyra si mund të përfundojë një lojë shahu: me mat ose barazim.

Si të kap mat
Qëllimi i lojës është të zësh mat mbretin e kundërshtarit. Kjo ndodh vetëm kur mbreti është shah dhe nuk mund të dali nga shahu. Ka vetëm tre mënyra si mbreti mund të dali nga shahu: të lëvizi nga vendi (dhe nuk mund të bëjë më rrokadën!), të bllokojë shahun me një gur tjetër, ose të merret guri që bën shah mbretin. Nëse mbreti nuk mund t'i shpëtojë shahmatit, atëherë loja përfundon. Zakonisht mbreti nuk merret apo hiqet nga tabela e shahut, por loja thjesht deklarohet e përfunduar.

Si të kap mat

Si të barazoj në shah
Me raste lojrat e shahut nuk përfundojnë me një fitues, por me barazim. Ka 5 arsye pse një lojë shahu mund të dali barazim:

Pozicioni arrihet Pat kur është rradha e një lojtari për të lëvizur, por mbreti i tij NUK është shah dhe ai nuk mund të bëjë ndonjë lëvizje të mundshme në lojë
Lojtarët thjesht mund të bien dakord të dalin barazim dhe të ndalojnë së luajturi
Nuk ka mjaftueshëm gurë në tabelë që të detyrojne një mat (psh: një mbret dhe oficer kundër një mbreti)
Një lojtar deklaron barazim nëse pozicioni i njëjtë i figurave përsëritet tre herë (jo domosdoshmërisht tre herë të njëpasnjëshme)
Pesëdhjetë lëvizje të njëpasnjëshme janë luajtur ku asnjë lojtar nuk ka lëvizur ndonjë ushtar dhe as nuk ka marrë ndonjë gur

Hapi i 6. Zbuloni strategjitë bazë të shahut
Janë katër gjëra të thjeshta që çdo lojtar shahu duhet të dije:

#1 Mbro mbretin tënd
Zhvendose mbretin tënd në cep të tabelës ku zakonisht është më i mbrojtur. Mos e zvarrit rrokadën. Zakonisht duhet të bëni rrokadën sa më shpejt të mundeni. Kujtoni, nuk ka rëndësi sa afër ju afrove zënies mat të kundërshtarit, nëse ai ju ka zënë mat i pari!

Mos i humbisni kot gurët
Mos u tregoni të pakujdesshëm e të humbni gurë! Çdo gur është me rëndesi dhe nuk mund ta fitoni lojën pa gurë që japin mat. Ekziston një sistem i thjeshtë që shumica e lojtarëve përdorin për të qënë në dijeni të vlerës relative të çdo guri. Sa vlen çdo gur?

Ushtari vlen 1 pikë
Një kal vlen 3 pikë
Një officer vlen 3 pikë
Një torrë vlen 5 pikë
Mbretëresha është 9 pikë
Mbreti është pafundësisht i çmuar
Në fund të lojës, këto pikë s'kanë ndonjë vlerë - është thjesht një sistem që ju mund të përdorni për të marrë vendime gjatë lojës, t'ju ndihmojë kur të merrni gurë, shkëmbeni apo të bëni lëvizje të tjera.

Kontrolloni qendrën e tabelës së shahut
Duhet të përpiqeni të kontrolloni qendrën e tabelës me figurat dhe ushtarët tuaj. Nese kontrolloni qendrën, do të keni më shumë hapësirë të lëvizni figurat dhe do të jetë më e vështirë për kundërshtarin tuaj të gjejë katrore të mirë për figurat e tij. Në shembullin më poshtë i bardhi bën lëvizje të mira për të kontrolluar qendrën ndërsa i ziu bën lëvizje të gabuara.

Përdorni të gjithë gurët tuaj
Në shembullin më poshtë, i bardhi i përdor të gjitha gurët në lojë! Gurët tuaj nuk ju shërbejnë dhe aq kur rrinë pa lëvizur në rreshtin e parë. Përpiquni të zhvilloni gjithë gurët në mënyrë që të keni më shumë gurë kur sulmoni mbretin. Përdorimi i një apo dy gurëve për sulm nuk do të funksionojë ndaj lojtarëve të mirë.

Hapi i 7. Praktikohuni duke luajtur shumë lojëra
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për t'u përmirësuar në shah është të luani shumë shah! S'ka rëndësi nëse luani në shtëpi me shokët apo familjen, apo luani online, duhet ta luani shumë këtë lojë që të përmirësoheni. /chess.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori