“Më kanë ikur dy punonjëse nga Nepali”, pronari i hotelit në Durrës shkon në Polici

Pronari i një hoteli në Durrës ka denoncuar në polici largimin e dy punonjësve të tij.

Bëhet fjalë për dy shtetase nga Nepali. Shtetaset e huaja që ishin punësuar në biznesin e shtetasit I. K., 68 vjeç, janë larguar nga biznesi pa dijeninë e këtij të fundit.

Pronari ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se dy punonjëset, përkatësisht 23 dhe 35 vjeçe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Njoftimi i Policisë:

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur

“Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës.
Shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast./albeu.com/ 


Shtuar 13.04.2023 13:30