Nuk do ta besoni sa bakllava konsumojnë turqit për Bajram
Me rastin e festës së Ramazan Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi që normalisht arrin sasinë një mijë tonë, pritet të rritet në tre deri në katër mijë tonë.

Tregjet e Turqisë do të mbushen me lloje të ndryshme të bakllavasë me ardhjen e festës së Ramazan Bajramit.

Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave për Anadolu Agency (AA) tha se punët në këtë sektor shtohen me afrimin e Bajramit.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandashme e sofrave të Ramazanit dhe Bajramit. Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.

“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festësBajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen një mijë tonë bakllava”, tha Yildirim. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2017, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori