“Nomofobia” frika nga mungesa e celularëve, fobia më e re në qarkullim
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në këtë epokë ku kompjuterat dhe telefonat janë të pranishëm në çdo moment të jetës tonë, është gati e pamunduar ta mendojmë jetën pa to.

Dhe nëse ju mungojnë qoftë për disa minuta njeriu mund të kalojë gjëndje frike dhe paniku të emërtuara si nomofobia (no mobile phobia).

Hulumtimet botërore tregojnë se, për shembull, të rinjtë e moshës 18-24 vjeçare janë më të ndjeshmit ndaj kësaj frike, duke pasur parasysh faktin se komunikimet e tyre bëhen kryesisht përmes aplikacioneve prezente në këto pajisje të mençura.

Numri i njerëzve të prekur me nomofobia u zbulua në një studim nga SecurEnvoy dhe tregon një rritje, në krahasim me një studim të ngjashëm katër vjet më parë, ku 53 për qind kanë pranuar frikën nga humbja e telefonit. Në studimin e fundit, prej 1.000 njerëzve të anketuar në Britani të Madhe, 66 për qind kanë pranuar se ndjejnë këtë frikë.

Simptoma kryesore e nomofobisë është shqetësimi që ndiejmë kur nuk kemi qasje në telefonin celular. Zbrazja e baterisë është një prej arsyeve kryesore pse përdoruesit nuk mund të shfrytëzojnë telefonin e tyre ndaj nuk është çudi pse tek një përqindje e madhe e konsumatorëve, jetëgjatësia e baterisë është faktor vendimtar gjatë përzgjedhjes së telefonit. Tjetër arsye e kësaj frike është edhe ajo e thyerjes potenciale të ekranit të telefonit.

Njerëzit janë të prirur të përjetojnë këtë fobi kur janë të pasigurt, ose kanë mungesë të vetëkontrollit dhe disiplinës, lehtë mërziten apo janë të padurueshëm, ose nuk kanë hobi tjera rekreative./albeu.com/


Shtuar më 12/01/2017, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet

Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet