Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Nobeli i Kimisë shkon për shkencëtarët që zhvilluan “mikroskopinë krio-elektron”
Çmimi Nobel për vitin 2017 në Kimi i është akorduar Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson për zhvillimin e një teknike që lehtëson dhe përmirëson procesin e projektimit të biomolekulave në rezolucion të lartë.

Tre kimistët i bashkohen listës prej 175 laureatësh të tjerë të kimisë të njohur që prej vitit 1901 dhe do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 1.1 milionë dollarësh.

Metoda e quajtur mikroskopia krio-elektron, e zhvilluar nga shkencëtarët, bën të mundur që biomolekulat të ngrihen shumë shpejt, duke bërë që të ruhet forma e tyre natyrore.

Sipas profesorit Joachim Frank, përdorimet praktike të kësaj teknike janë të pafundme. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori