Njihuni me vogëlushen që kërkon të shesë vëllain e saj për 35 paund (VIDEO)
Fëmijët shpesh në planet e tyre kanë ide nga më të çuditshmet, siç mund të shikojmë përmes kësaj video se si një vogëlushe ka në plan që të shesë vëllain e saj dhe paratë ti shpenzojë në një lodër, por ta blejë atë përsëri me një cmim të ulur.

Gjatë një bisede me babain e saj vogëlushja shpreh dëshirën për të shitur vëllain e saj.

Babai i saj e pyet: "Pse është kaq budalla ky vëllai jot?"
Vajza e quajtur Rachel i përgjigjet: "Nuk e di, mendoj se duhet ta shesim atë."

Babai qesh dhe e pyet atë përsëri për kërkuar më thellë se cilat ishin planet e vajzës së tij. I ati vë re se Rachel mendon ta shes atë për 35 paund e më pas lekët t’i shpenzoj për një lodër dhe në fund ta marri përsëri mbrapsht vëllain e saj me cmim më të ulët. Plan gjenial i vogëlushes! /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2015, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori