Njihuni me verën më të shtrejtë në botë dhe vendlindjen e saj
Rekordin për shishen e verës">verës më të kushtueshme në botë, nuk e mbajnë as verërat e vreshtave franceze as ato të Toskanës, por Hungaria, vendlindja e verës">verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.

Prodhuesit e saj kanë nxjerrë në shitje një prodhim special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj. Ky prodhim përbëhet nga vetëm 18 shishe me 1 litër e gjysmë secila, dhe që arrin një vlerë prej 40 mijë dollarë.

Vlera rekord justifikohet nga prodhuesit me shijen karakteristike, teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit. Ata theksojnë se rrushi i përdorur për këtë verë mblidhet kokërr në kokërr, dhe përllogaritet që për një shishe verë të tillë duhet deri në 1 tonelatë rrush.

Dëshmitë e para të verës">verës "Tokaj" fillojnë në 1576, dhe janë të cituara edhe në himnin kombëtar të shtetit hungarez. Kjo verë mori famë në Europë pasi ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, që e ka cilësuar si mbretin e verës">verës. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori