Njihuni me rusen që tërheq tramvajin 19 tonësh (VIDEO)
Një grua ruse ka arritur që të thyejë rekordin në vendin e saj duke tërhequr në vagon tramvaji prej afro 19 tonësh në një distancë prej rreth 5 metrash.

Oksana Kosheleva nga Irkutsk ka thyer atë që besohet të jetë rekordi kombëtar për Rusinë duke tërhequr një tramvaj me peshë prej 18.7-tonësh, pasi dështoi të tërhiqte me trupin e saj një aeroplan me peshë prej 22-tonësh.

"Isha përgatitur të tërhiqja një aeroplan, por në fund të fundit përfundova duke e tërhequr tramvajin. Nuk ishte vështirë. Duhet ta kisha tërhequr më gjatë, herës tjetër do e bëjë rrugëtimin më të gjatë", ka thënë Kosheleva para gazetarëve.

Kosheleva thotë se shpreson që vitin tjetër të arrijë të tërheq aeroplanin për të hyrë në Librin e Rekordeve botërore "Guinness". /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2015, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori