Kapet 190 mijë euro “mall” në Igumenicë, prangoset shoferi shqiptar

Duket se trafikimi i kanabisit drejt Greqisë nga Shqipëria nuk ka të ndalur.

Sipas burimeve nga mediat greke, një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar gjatë ditës së sotme.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke pranë Igumenicës, ku është tentuar fillimisht të ndalohet një automjet i dyshimtë, por drejtuesi ka siguruar portat dhe ka kundërshtuar kontrollin.

Në vijim, policia helene ka ndërhyrë dhe brenda mjetit janë gjetur 70 pako me 77 kg e 320 gram marijuanë.

Droga nëse shitej në tregjet e narkotikëve, sipas policisë greke do të kapte vlerën e 190 mijë eurove.

Mjeti me të cilin transportohej lënda narkotike, rezulton në pronësi të një kompanie që jep makina me qera, ndërsa është arrestuar shoferi shqiptar.