Njihuni me "mbretëreshën nënujore" që zhytet krah peshkaqenëve (FOTO LAJM)

Një modele nga Tahiti që qëndron nën ujë me disa nga krijesat detare më të rrezikshme ka bërë një set fotosh të mrekullueshme.

Ajo mban pranë vetes një nga llojet e peshqve më helmues pa iu dridhur qerpiku.

Rava Ray u rrit në një ishull të vogël të quajtur Mo’orea dhe mësoi të rrinte në pranipeshkaqenëve, balenave, delfinëve dhe breshkave.
27-vjeçarja i shokoi të gjithë kur u zhyt për herë të parë në prani të një peshkaqeni tigër.

Pasi mësoi të zhytej ajo u bë shumë familjare me fotografitë nënujore, dhe kur familja e saj u zhvendos në Hauai, filloi të notonte me krijesat detare.

Ajo thotë se kurrë nuk është ndjerë në ankth apo në rrezik në prani të këtyre krijesave, dhe nuk beson se instikti i parë i kafshës është të sulmojë njerëzit. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2016, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori