Elezi përballë Berishës: Kërkoj shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Kandidati për kreun e partisë demokratike, Ibsen Elezi gjatë prezantimit të platformës së tij ai ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për 14 ditë.

Po ashtu ai kërkoi largimin nga procesi zgjedhor brenda partisë Eno Bozdon dhe Albana Vokshin, të cilët i akuzon për vjedhje votash.

Elezi është shprehur edhe se Kuvendi i 11 dhjetorit ishte një shprehje e lirë e vullnetit të lirë të demokratëve për rrëzimin e modelit antidemokratik Basha dhe ndërtimin e një modeli të ri.

Fjalimi i Ibsen Elezit: Largimin nga komisioni elektoral Albana Vokshi dhe Eno Bozdon si persona të manipuluar në zgjedhjet e fundit. Kjo jo vetëm si garanci për procesin. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me afat 14 ditor. Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta.

Kuvendi i 11 dhjetorit ishte nje shprehje e lirë e vullnetit të lirë të demokratëve për rrëzimin e modelit antidemokratik Basha dhe ndërtimin e një modeli të ri të mbështetur në vlerat dhe parimet themelore demokratike kushtetuese si dhe për kthimin e PD-së në një parti të parimeve konservatore. Konstatoj me keqardhje se premtimet e fopltores për vendosjen e debatit si një element thelbësor dhe vendosjen e meritokracisë dhe konservatorizmit, u shkelën duke kryer një akt tradhëtie ndaj Kuvendit të 11 dhjetorit.

Kandidimin tim e shoh si detyrim për t’u përballur me këto fenomene negative anti-demokratike që po na rrënojnë çdo ditë.


Shtuar 10.05.2022 19:23