Njihuni me macen ujk e cila kushton 2500 dollarë
Ato quhen macet Lykoi, dhe posedojnë një mutacion natyror që u jep atyre pamjen e një ujku të vogël të ngathët.

Por ato jo vetëm që duken si ujqër të vegjël, por thuhet se ky lloj maceje vepron njësoj si të ishte një qen.

Lykoi, që vjen nga fjala greke për ujkun, është një rracë që u shfaq së pari në 2010 dhe u edukua nga veterineri Johnny Gobble dhe gruaja e tij Brittney.

Tani ata janë mbarështuesit kryesorë të maceve.

Për shkak të një mutacioni që ndodh në mënyrë natyrale, macet Lykoi nuk kanë qime rreth syve, hundës, dhe veshëve.

Macja ujk.

Mutacioni nuk lejon që macja të zhvillojë një shtresë të trashë qimesh.

Macet Lykoi, pavarsisht pamjes së tyre të egër, kanë personalitetin miqësor të një qenushi të vogël.

Ato janë mjaft inteligjente, si dhe kanë më të zhvilluar nuhatjen sesa shikimin e tyre.

Karakteristikë kjo që i bën ato më të ngjashme me qentë, sesa me macet e tjera.
Shtuar më 09/10/2019, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori