Njihuni me historinë e dy ujqërve, ju cilin e përfaqësoni?
Disa histori mbesin gjatë në kujtesën tonë dhe si mësime të vlefshme na shërbejnë për të bërë zgjedhje të mençura në jetë.
Gjithmonë të moshuarit kanë histori të pabesueshme për të treguar për shkak të eksperiencës dhe viteve që kanë mbi supe. Këshillat e tyre gjithnjë na vlejnë në periudha të ndryshme të jetës pasi na bëjnë t’i mendojmë gjërat në tjetër aspekt.

Dituria indiane është befasuese. Një herë, një njeri i mençur u përpoq t’i jepte nipit të tij të vogël një mësim që ai do ta kujtonte përjetë dhe që me siguri do të shënonte rrugën e tij. Një natë, ai u ul nën qiellin e ndritshëm dhe e ftoi të ulet pranë tij. Ai i tregoi atij për ngjarjet shumë të rëndësishme të jetës së tij, falë të cilave ai mundi të bëhej i moshuari i ditur që të gjithë respektonin.

Para se të fillonte, ai i tha djaloshit që fjalët që ai ishte gati për t’i treguar atij do të shënonin pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ishte biseda që fëmija nuk e harroi kurrë.

Ai i tha: A e di nipi im që ne të gjithë kemi dy ujqër të cilët janë vazhdimisht duke luftuar me njëri-tjetrin, kështu që është një betejë e tmerrshme që jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të përballen me të.

I vogli e pyeti: Dy ujqër? Si është e mundur, gjysh?” Gjyshi i mençur iu përgjigj: Po, ne të gjithë kemi dy ujqër krejtësisht të ndryshëm brenda nesh. Një është i keq, sepse ai përfaqëson të gjitha ndjenjat e këqija që mund të ekzistojnë në një qenie njerëzore, zilia, zemërimi, xhelozia, krenaria, lakmia, frika, mjerimi, faji, egoja, vetë-keqardhja dhe arroganca.

Megjithatë, tjetri përfaqëson gjithçka që është e mirë; dashuria, gëzimi, bujaria, paqja, mirësia dhe e vërteta”. Kështu, fëmija mendoi për një çast dhe pyeti: Dhe cili prej tyre është më i forti? Cili ujk fiton?” Dhe gjyshi u përgjigj: Varet nga secili prej nesh. Çfarë ujku do të doje të ushqeje?”

Shtuar më 22/01/2019, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori