Bashkëshortja e Behramit fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore

Bashkëshortja e futbollistit me origjinë shqiptare, Lara Gut-Behrami ka arritur të fitojë medaljen e arë në Lojërat Olimpike Dimërore, që po zhvillohen aktualisht në Pekin.

Skiatorja 30-vjeçare ditë e sotme arrit të rrëmbente medaljen e artë dhe të ngjitet në majat botës së sportit, me Lara Gut-Behramin, që ia doli të vendosë një kohë prej 0.79 sekondash më të shpejtë se sa kundërshtarja e saj, Mikaela Shiffrin.

Lara Gut-Behrami është bashkëshortja e mesfushorit me origjinë shqiptare të Zvicrës, Valon Behrami, dhe prej 4 vitesh po jetojnë një romancë së bashku.

“Unë sot thjesht bëra ski, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Shpesh ne ngarkohemi shumë psikologjikisht dhe duam të bëjmë gjëra të veçanta në Lojërat Olimpike, por kjo na kthehet në pengesë për rezultatin. Sot e dija që me shumë mundësi do të ishte gara ime e fundit në Super-G dhe doja të lija gjurmë, ndaj jam e lumtur që gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe mora këtë medalje”, u shpreh 30-vjeçarja pas garës.

Kjo ishte medalja e parë e artë e Zvicrës në Super-G, çka i bën helvetët vendin e parë që ia del të sigurojë medalje të artë në të 6 disiplinat alpine të skisë./ h.ll/albeu.com