Njihuni me Don Zhuanin modern dhe gruan e tij të çuditshme
Pëlqej
Për shumë persona tradhëtia po kthehet në një fenomen normal dhe kjo është alarmuese pasi ndikon në familje dhe mund ta shkatërrojë atë.

Simon Binns, pjesë e komunitetit në LAD BIBLE, ka treguar se gjatë jetës së tij ai ka shkuar me 2,000 femra dhe kishte “bekimin” e bashkëshortes për të gjitha rastet.

Ai shpjegon se ata kishin qenë gjithmonë çift aventurierësh, por gjithçka ndryshoi pas 9 viteve martesë kur të dy nisën të eksploronin diçka të re.

Simon dhe bashkëshortja e tij, Marie vendosën që ta hapinin marrëdhënien e tyre dhe të lejonin njëri tjetrin që të kishin marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Në shumë raste mund të ishin edhe në të njëjtën dhomë dhe nuk kishin asnjë lloj problemi.

Simon tregon:

Atë natë gjithçka ndryshoi. Duke ardhur në shtëpi ditën tjetër, Marie dhe unë ishim të dy të ekzaltuar. Ne u ndjemë sikur na ishte dhënë çelësi për një botë të fshehtë dhe më të gjallë ..Ne u bëmë ‘swingers’. Për tre dekada më pas, unë vlerësoj që kam fjetur me ndoshta 70 gra në vit: rreth 2,000 në total.”
Por, ai shpjegon se marrëdhënia e tij me më shumë se 2,000 femra nuk e ka venitur dashurinë që ai ka për bashkëshorten, Marie.

Ai tregon më tej:

Marie është dashuria e jetës sime. Në vitin 2022, ne do të festojmë përvjetorin tonë të artë të dasmës. Ne kemi katër nipër e mbesa bashkë. Por, asnjeri prej nesh nuk e vë seksin në një piedestal. Ne e shohim atë të ndarë nga dashuria. Jeta ka të bëjë me eksperimentimin dhe përjetimin dhe kjo është ajo që ne bëjmë. Kjo na bën të lumtur. Më lejoni t’ju them se do jeni shumë më i kënaqur me botën kur e dini se natën vonë do të keni një grua tjetër të respektuar duke bërë gjëra absolutisht të ndyra për ju…”


Shtuar më 21/10/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori