“Lufta mund të mbarojë që nesër”, Putin: Kushtin, e di Zelensky

Vladimir Putin përmendi një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës së tij në Ukrainë të premten, ndërsa ende pretendonte se “operacioni i tij special ushtarak” po ecte sipas panit.

“Procesi i zgjidhjes në tërësi, ndoshta do të jetë i vështirë dhe do të marrë pak kohë. Por, në një mënyrë apo tjetër, të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do të duhet të pajtohen me realitetet që po formohen në terren”, tha presidenti rus gjatë një konferencë për shtyp.

Sipas Kremlinit lufta mund të “mbarojë edhe nesër” nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëron një tërheqje të të gjithë ushtarëve ukrainas nga territoret brenda katër rajoneve të aneksuara së fundmi nga Putini në juglindje të vendit.

Vërejtjet e presidentit rus erdhën vetëm disa ditë pasi Putini dukej se po i shtrëngonte rusët për një luftë të zgjatur në Ukrainë, duke thënë se operacioni i tij ushtarak mund të ishte një “proces afatgjatë”.

Fillimisht, komandantët rusë prisnin që lufta të zgjaste vetëm disa javë përpara një fitoreje ruse, sipas planeve në fillim të luftës.

Tani lufta është në muajin e 10-të dhe Rusia është detyruar të tërhiqet prej disa muajsh.