Njihuni me çiftin më interesant në botë, janë të pasur por lahen me urinën e tyre (FOTO LAJM)

Një çift i të dashuruarve, të cilët kanë 30 vjet dallim në moshë mes vete, kanë hequr dorë nga shtëpia e tyre dhe shfrytëzimi i të mirave tjera materiale për të jetuar si endacakë. Burri është një 64-vjeçar nga Zelanda e Re, ndërsa gruaja është një 34-vjeçare nga Holanda.

Ata dikur kanë punuar si mësues, ndërsa tash janë duke qëndruar në malet “Rodope” në Bullgari. Ky është destinacioni i tyre më i ri përgjatë avanturës tashmë 12-vjeçare të jetesës si endacakë dhe pa vendbanim të përhershëm. “Isha duke qëndruar ulur gjatë një mbledhjeje të stafit dhe po shikoja jashtë dritares. E kuptoja se më paguajnë 50 funte në orë për të qëndruar mbyllur në atë dhomë por besova se jeta ime është jashtë”, thotë Peteri.

Çifti mbijeton përmes gjahut dhe kërkimit të gjërave në natyrë. Peteri është përgjegjës për gatimin, ndërsa Miriami zë kafshë, ndonëse ishte rritur si vegjetariane. Ajo ka treguar se e përdor urinën e vet për t’i pastruar flokët. Ata nuk kanë adresë të përhershme të banimit, por udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin, duke marrë me vete vetëm çanta shpine.

Pavarësisht vendimit për të jetuar në natyrë, ata nganjëherë janë të detyruar të shkojnë në një dyqan të vogël të një fshati bullgar dhe të blejnë gjëra që nuk mund të gjenden në male, përfshirë akulloret. Çifti po i shpenzon kursimet prej 40 mijë funtesh, ndërsa thonë se nuk shpenzojnë më shumë se tre mijë funte në vit, shkruan “Daily Mail”


Shtuar më 09/01/2019, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori