- Gaforrja
Gaforret janë aq
romantike dhe të ndjeshme sa që sundojnë mbi shtëpinë e katërt të dashurisë dhe familjes.
Ata janë empatikë dhe “thithin” energjinë e njerëzve të tjerë.
Gaforrja drejtohet nga hëna,
planeti i emocioneve dhe botëve të brendshme, ku romanca vjen drejtpërdrejt nga zemra. Ata nuk mund të mos i ndiejnë gjërat thellë dhe të shohin romancë në gjithçka.
- Peshorja
A keni takuar ndonjëherë një Peshore që s’është
romantike?
Duket sikur romanca rrezaton nga prania e tyre dhe ata as nuk e kontrollojnë dot.
E gjithë kjo ka shumë kuptim, kur kujton se Peshorja sundon mbi shtëpinë e shtatë të partneriteteve. Në thelb, një Peshore është e dashuruar me idenë e dashurisë së vërtetë dhe ata s’kanë nevojë për ditën e Shën Valentinit për t’ia rikujtuar këtë.
- Akrepi
Një Akrep i dashuruar është gjithnjë i apasionuar pas romancës.
Duket sikur ata po përpiqen të bien në dashuri apo të gjejnë dikë që është i gatshëm t’i dojë ata. Një Akrep mund t’ju nxjerrë nga monotonia dhe t’ju tregojë gjëra entuziasmuese. Kjo shenjë drejtohet nga Plutoni,
planeti i transformimit dhe shtëpia e tetë e seksit dhe misterit.
-
Peshqit
Kur flasim për
Peshqit, ne po flasim për shenjën më ëndërrimtare të horoskopit. Ata janë duke menduar gjithnjë për një botë shumë më magjike se realja dhe pa dyshim, për një botë të mbushur me romancë.
Peshqit drejtohen nga Neptuni,
planeti i ëndrrave, iluzioneve dhe fantazisë.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 15:42