“Për 3 minuta jemi brenda në parlament”, Berisha: Po vendosëm, jemi në sallë!

Kryedemokrati Sali Berisha ka thënë në protestë se për pak minuta ata do të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Ai theksoi se nëse opozita e vendos këtë gjë, atëherë nuk ka pengesë që i ndalon të futen në sallë.

Berisha paralajmëroi se 3 marsi do të jetë dita për fitoren e madhe dhe bëri thirrje për të vazhduar betejën.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!
3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, tha Berisha.


Shtuar 23.02.2023 12:04