FOTO/ Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç “merr me të mira” Ramën, poston foto në Instagram

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Dyshja janë takuar në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë.

Presdiedneti serb ka publikuar në Instagram fotot me Ramën, ndërsa i pranishëm është edhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç në Instagram.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri, Edi Rama, tha se prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një show i politikës së brendshme, ndërsa theksoi se fuqia e ushtrisë serbe në kufi është zero.

Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Si pasojë e tensioneve SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

NATO-ja do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë dhe do të vendosë një batalion tjetër në gjendje gatishmërie të lartë. Kjo, pasi trazirat në vend u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe në zonën veriore.

/albeu.com


Shtuar 1.06.2023 11:13