Një peshk i llojit ton është shitur sot për 36,45 milionë jen (323,400 dollarë) në ankandin e parë të vitit 2018 në
tregun e famshëm japonez të
peshkut në Tsukiji.
Peshku, rreth 405 kilogramë, i vlerësuar 90 000 jen për kilogram, u kap në Oma, një nga bazat më të mira të peshkimit të
peshkut ton në Japoni, në majën veriore të ishullit kryesor të Honshu.
Peshku u ble nga një grup i ndërmjetëm tregtarësh në
Tokio,
Yamayuki.
“Ishte më i lirë se sa pritej,” tha presidenti i
Yamayuki, Yukitaka Yamaguchi për gazetarët.
Ky ishte ankandi i fundvitit në
tregun e
peshkut përpara zhvendosjes së tij në mënyrë kontroverse.
Tregu 82-vjeçar është planifikuar të zëvendësohet me një të ri në zonën e Toyoso në
Tokio, në tetor.
Autoritetet do të vazhdojnë të kryejnë ndryshimet pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për ndotjen e tokës dhe ajrit nga përdorimi i mëparshëm i një impianti për prodhimin e gazit në vend. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018,
ora 15:56