Mbyllet në barazim ndeshja e parë e Serie A mes Torinos dhe Parmës

Rikthehet pas më shumë se tre muajsh Seria A me ndeshjet e prapambetura që i përkasin javës së 25-të.

Andrea Belotti “tradhton” Torinon në atë që mund të ishte ndeshja e kthesës pas gjashtë humbjeve radhazi në Serinë A, të gjitha të marra para se kampionati të pezullohej përkohësisht për shkak të COVID-19. Ekipi “granata” barazoi 1-1 në fushën e saj ndaj Parmës, por pati mundësinë e artë në minutën e 48-të për të kaluar për herë të dytë në epërsi, për futbollisti më i mirë i skuadrës, Belotti, gaboi nga pika e bardhë përballë portierit Sepe. “Gardiani” i Parmës ia kuptoi krahun, çka e bëri heroin e ekipit të tij në këtë transfertë.

Rezultati i pjesës së parë (1-1), gjatë se cilës kishin shënuar N’koulou (15’) për vendësit dhe Kucka për emilianët, rezultoi përfundimtari, me Torinon që mbetet seriozisht e rrezikuar për të rënë nga kategoria, ndërsa Parma ngjitet në vendin e shtatë, tri pikë poshtë Napolit.


Shtuar 20.06.2020 19:43