Një nënë i bën foto djalit dhe dallon një peshkaqen pas tij
Një nënë amerikane po i bënte foto djalit të saj 12-vjeçar, i cili së bashku me shokun e tij po bënte sërf në Manhattan Beach të Kalifornisë. Nderkohë që po fiksonte foton nëna rastësisht dalloi një peshkaqen të bardhë pas fëmijëve.

“Ishte gjëja më shokuese që më ka ndodhur. Fëmijëve i thashë që ishte delfin pasi ne jetojmë këtu dhe ata e duan shumë detin”, është shprehur për ‘KTLA’ nëna e djalit 12 vjeçarë e cila preferoi të mbetej anonim.

Kohët e fundit, shumë peshkaqenë të bardhë janë parë në këtë zonë.

Në fillim të këtij muaji, një banor i zonës kishte marrë kamerën me vete në ujë dhe gjatë xhirimeve arriti të regjistrojë plot tre peshkaqenë. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2013, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori