Asambleja e FSHF-së, Duka ironizon Ramën: E falenderoj për mosbashkëpunimin

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ironizoi kryeministrin Edi Rama për mungesën e bashkëpunimit për rinisjen e aktiviteteve futbollistike në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së, Duka falenderoi qeverinë për ndërtimin e stadiumit “Air Albania” dhe stadiumin e Kukësit, ndërsa falenderoi me nota ironike qeverinë, e cila nuk ka dhënë ende miratimin për rinisjen e aktiviteteve futbollistike në vend.

“Do të doja të falenderoja dhe qeveinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktn që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falenderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi president i FSHF-së Duka.


Shtuar 11.05.2020 08:49