Një në një milion, binjaket që nuk ngjajnë (VIDEO)
Pëlqej
Marcia dhe Millie Biggs nga Birminghami i Anglisë, kur kanë lindur në korrik të 2006-ës, ishin krejtësisht identike.

Por, me kalimin e kohës njëra nisi të ketë ngjyrë më të mbyllët të lëkurës, ndërsa tjetra më të hapur, me sy të kaltër dhe flokë kaçurrela.

Derisa po rriteshin, kjo e fundit ishte shumë më dinamike, i pëlqenin lojërat dhe është drejtuar nga atletika në orët e edukatës fizike, përcjell Telegraf.

“Më pëlqen këndimi dhe vallëzimi, jam sikurse princeshë në këtë shtëpi”, ka thënë Millie, e cila ka ngjyrën e mbyllët të trashëguar nga babai me origjinë nga Xhamajka.

Nëna britanike e binjakeve të tilla të ndryshme që ndodhë një në një milion raste të lindjeve, ka thënë se i është dashur t’ua përkujtojmë mësimdhënësve se janë motra.
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori