Holanda ishte për pak kohë në gjendje paniku të hënën pasi rreth 12 milion njerëz në të gjithë vendin
morën një
mesazh alarmues (NL-Alert) në telefonat e tyre celular.
Sistemi i alarmit është përdorur nga qeveria holandeze për të informuar
qytetarët rreth fatkeqësive dhe situatave të rrezikshme për jetën në zonën e tyre dhe siguron udhëzime urgjente.
Mesazhi u shfaq edhe në shenjat e reklamave dixhitale dhe tabelat e nisjes së tranzitit publik, të shoqëruara nga një alarm ajror.
Por ndërsa
qytetarët mund të jenë alarmuar nga paralajmërimi, autoritetet holandeze kishin konfirmuar tashmë se ishte thjesht një provë rutinore e sistemit.
Hera e fundit që u testua
sistemi i paralajmërimit publik ishte në qershor kur
afërsisht 11.7 milion njerëz të moshës 12 vjeç e lart
morën mesazhin me tekst. Kjo ishte
afërsisht 78% e popullsisë së vendit.
Ministria e Drejtësisë konfirmoi se po shikonte se cilat burime ishin më efektive. Greqia, Lituania dhe Rumania janë ndër vendet e tjera europiane që përdorin një sistem alarmi telefonik për të paralajmëruar
qytetarët për situata emergjente.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 11:20