Humbja me Skënderbeun, lojtarët e Luftëtarit përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Humbja në Korçë ka mërzitur shumë lojtarët e Luftëtarit, të cilët pas ndeshjes janë mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe i kanë nxjerrë inatin njëri-tjetrit.

Ka pasur një konfrontim mes disa lojtarëve, por në ato momente në dhomat e zhveshjes nuk kanë qenë pjesëtarët e stafit.

Përplasjet mes futbollistëve janë konfirmuar edhe nga pjesëtarët e stafit teknik.

Megjithatë, më tepër ka qenë një zënkë për atë që nuk ka shkuar brenda fushës.


Shtuar 4.03.2020 18:41