Sërish rritje, sa viktima në 24 orët e fundit ka shkaktuar COVID-19 në Itali

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 566 të vdekur në orët e fundit, ku me këto shifra shkon në 20465 numri i të vdekurve.

Një ditë më parë në shtetitn fqinj pati 431 të vdekur, duke raportuar se në orët e fundit janë regjistruar 135 vdekje më shumë.

Ndërkohë janë shënuar 3153 të infektuar të rinj, çka e çon numrin e të prekurve në total në 159516.

Sakaq lajmi i mirë është numri në rritje i të shëruarve, i cili në orët e fundit ka shkuar në 1224, ndërsa në total në 35.435.


Shtuar 13.04.2020 16:11