Një grua-burrneshë, përballja me gjarprin e zi bëhet virale (VIDEO)
Përballja me një gjarpër nuk është kurrë e këndshme dhe shumë në prani të tij ia mbathin me vrap. Por ky nuk është rasti i SunShine McCurry nga Karolina e Veriut, e cila ka tërhequr jo pak vëmendje në rrjetet sociale, për mënyrën sesi u përball me një gjarpër të zi, që ishte futur në shtëpinë e saj.

Videoja, e postuar fillimisht në Facebook -un personal të McCurry është parë me miliona herë.

Ajo i afrohet gjarpërit jo helmues, që qëndron i lidhur pas këmbës së poltronës dhe e kap atë nga koka me anë të një këllëfi jastëku, duke e futur brenda tij. Më pas e nxjerr jashtë ambienteve të shtëpisë.

Pasi e lë atë të lirë pranë një lumi, në mënyrë që të mos i futet sërish në shtëpi, gruaja thotë se përafërsisht, gjarpëri ishte rreth 2 metra i gjatë.

Sipas National Geographic, gjarpërinjtë e zinj shpesh vriten gabimisht nga ata që kanë frikë se mos janë helmues. Por kjo specie ka një rol tepër të rëndësishëm në ekosistem, pasi mban larg brejtësit dhe insektet.

Sezoni i verës është dhe sezoni i gjarpërinjve, kur ata kanë më shumë kontakt me njerëzit, kryesisht gjatë natës.

Në Karolinën e Veriut gjenden përafërsisht 37 specie gjarpërinjsh, por vetëm 6 prej tyre janë helmues.

Frika ndaj gjarpërinjve është e zakonshme, aq shumë sa një studim zbuloi se gati gjysma e njerëzve kanë minimalisht ndjenjë ankthi nëse gjenden pranë një gjarpëri.
Shtuar më 18/01/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori