Viktima u qëllua në zemër, rrjetet sociale shkak i sherrit mes nxënësve në Gramsh

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e nxënësit 13-vjeçar afër shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh. Nga sherri me thika mbeti i vdekur Fatjon Bici si pasojë e goditjeve me thikë në zemër dhe i plasosur Marko Liço, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Fatjon Bici dhe Marko Liço janë kushërinj. Autori dhe tre adoleshentët e përfshirë në sherr janë shoqëruar në polici. Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale.

Sot dy kushërinjve i kanë dalë para 4 adoleshentë të tjerë me thika dhe përforcues grushti.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar./albeu.com/