Një gënjeshtër e madhe: Filtrat e cigareve nuk parandalojnë kancerin
Filtrat plastikecigareve janë ndotësi numër 1 i botës dhe nuk parandalojnë as kancerin, thotë CNN.

Pipat dhe qeset plastike janë lakuar gjerësisht si ndotësit kryesorë, por radarit i ka shpëtuar një problem akoma edhe më i madh: bishtat e cigareve që përmbajnë filtra plastikë janë zhvendosur në heshtje në krye të listës së ndotësve kryesorë nga plastika.

Rreth 6 trilionë cigare prodhohen çdo vit dhe mbi 90% e tyre përmbajnë filtra, e kjo do të thotë më shumë se një milion ton plastikë. Hedhja e një bishti cigareje në tokë është një prej formave më të pranuara të ndotjes, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rreth dy të tretat e tyre hidhen në mënyrë të papërgjegjshme, shkelen me këmbë përdhe apo lëshohen në vende me ujë nga ku merren me vete prej shiut, e më tej lumenjve dhe oqeaneve.

“Shumë duhanpirës supozojnë se filtrat përbëhen nga një material biodegradues”, thotë Elizabeth Smith, e cila punon në politikat e kontrollit të duhanit në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko.

Por, në fakt, filtrat, sqaron ajo, bëhen nga celuloza acetate, një lloj plastike kjo që mund të zgjasë deri në një dekadë për t’u tretur. Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate përmes disa rregullave të reja të cilat kërkojnë që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, si pjesë e një iniciative më të gjerë për të zvogëluar sendet plastike me përdorim të vetëm. /Tch/
Shtuar më 25/01/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori