Rusia “tregon muskujt”, nëndetëset bërthamore zhvillojnë stërvitje ushtarake pranë kufirit me SHBA-të

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë vijojnë të mbeten të larta.

Nëndetëset bërthamore ruse lëshuan raketa lundrimi në Arktik të premten si pjesë e stërvitjeve ushtarake për të testuar gatishmërinë e Moskës për një konflikt të mundshëm në ujërat e saj veriore, tha Ministria e Mbrojtjes.

Stërvitjet, të quajtura Umka-2022, u zhvilluan në Detin Chukchi, një hapësirë e Oqeanit Arktik që ndan Rusinë nga Alaska.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të premten se dy nëndetëse me energji bërthamore lëshuan raketa lundruese nga deti Chukchi, duke goditur objektivat në një distancë prej 250 miljesh.

Ministria ruse publikoi një video në rrjetet sociale, e cila tregonte se raketat po lëshoheshin nga anijet e vendosura në pika të Detit Verior.

Sakaq, Moska ka vazhduar një program stërvitjesh ushtarake të profilit të lartë edhe pse pjesa më e madhe e forcave të saj tokësore janë të angazhuara në luftën në Ukrainë.