Mendon se mund ta mposhtësh Luizin? Juli i “Përputhen”: Nëse futem në Big Brother e fitoj, pikë!

Juli i Përputhen ka deklaruar sot se nëse ai bëhet pjesë e Big Brother e fiton.

Por, kushti i tij është që të hyjë që ditën e parë.

I ftuar në “Ditë e Re”, Juli tha se nuk e ka ndjekur BBV2 dhe nuk e di nëse e mund dot Luizin, por nëse bëhet pjesë e formatit nga dita e parë, del fituesi.

Juli: Nëse unë futem në Big Brother e fitoj, pikë muhabeti.

Gazetarja: Po nëse futesh tani në Big Brother?

Juli: Jo pse të futem tani unë, do futem që ditën e parë.

Gazetarja: Po nëse do ishte futur në këtë Big Brother mendon se do ta kishe mposhtur Luizin?

Juli: Nuk e di se nuk i kam parë, por nëse futem që ditën e parë e fitoj, fut kë të duash tjetër, 100 veta po të futësh, e fitoj, pikë./Albeu.com/.


Shtuar 24.02.2023 12:02