OBSH: Covid-19 po merr karakteristikat e gripit sezonal

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson të ulë nivelin maksimal të alarmit për Covid-19 këtë vit, duke vlerësuar se epidemia është në prag të përfaqësimit të një kërcënimi të ngjashëm me atë të gripit sezonal.

“Mendoj se po arrijmë në pikën ku mund ta shikojmë Covid-19 në të njëjtën mënyrë si e shohim gripin sezonal, i cili është një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vazhdojë të vrasë, por është një virus që nuk po prish shoqërinë tonë ose sistemet tona shëndetësore”, tha në një konferencë shtypi shefi i programit të urgjencës së OBSH-së, Michael Ryan./albeu.com


Shtuar 17.03.2023 15:16