Një lumë me libra në rrugët e Torontos (VIDEO)
“Letërsia kundër trafikut” është një projekt i vazhdueshëm nga një grup anonim që kryen ndërhyrje urbane në hapësirat publike.

Grupi artistik “Letërsia kundër trafikut” i ka kthyer rrugët e ngarkuara të Torontos në një lumë prej 10,000 librave me ngjyra të ndezura dhe rezultatet ishin mjaft spektakolare.

Aktiviteti ishte pjesë e “Nuit Blanche 2016”, një festival arti që bëhet gjatë rrjedhës së një nate pa gjumë.

Librat janë dhuruar nga “Salvation Army” dhe mbi 50 vullnetarë kanë punuar rreth 12 ditë për të mbushur rrugën me libra.

“Kështu, në një zonë të qytetit e cila është e rezervuar zakonisht për shpejtësi, ndotje dhe zhurmë, do të bëhet për një natë, një vend për paqe, qetësi dhe bashkëjetesë të ndriçuar nga drita e butë që vjen nga faqet e hapura të librit,” shkruajnë artistët në faqen e tyre.

Librat do të jenë atje për ata që duan t’i marrin në mënyrë që organizimi të riciklojë veten dhe do të zgjasë për sa kohë që përdoruesit e duan atë atje.

Instalimi ka zgjatur vetëm rreth dhjetë orë, por ne jemi të sigurt që do të mbahet mend shumë, shumë gjatë”, thuhet më tej në postimin e grupit. /albeu.com/
Një lumë me libra në rrugët e Torontos

Shtuar më 03/11/2016, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori