Një i pastrehë kthen kuletën e humbur, fiton një vend pune
Një i pastrehë që njihej me emrin Waralop ka gjetur një kuletë në rrugë me njëmijë euro dhe disa karta krediti dhe e ka dërguar në një statcion policor në Tajlandë.

Ai që e kishte këtë kuletë quhej Niity Pongkriangyous dhe ka qenë shumë i gëzuar kur i është kthyer ky aksesor. Ai i ka ofruar 44-vjeçarit një vend pune në kompaninë e tij në Bangkok.

“Isha shumë i befasuar kur policët më sollën kuletën, sepse as nuk e dija që e kam humbur. Gjeja e parë që më shkoi në mend ishte: po të isha në vend të tij, do ta mbaja për vete”, ka thënë pronari 30-vjeçar.

Duke parë se i pastrehu është shumë i sjellshëm dhe i ndershëm, atij i është ofruar një vend pune si dhe një shtëpi e vogël me të gjitha shpenzimet e paguara.

“Është një mundësi e mirë për mua, që ta kthej jetën në rrugë të duhur. Më në fund e kam një punë, vend për të jetuar dhe gjumë në shtrat të pastër” ka thënë Waralop./albeu.com/


Shtuar më 02/09/2016, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori