VIDEO/ Vapa bën që spikeri i lajmeve të laget me ujë në mes të edicionit live

Vala e të nxehtit ekstrem që ka pushtuar një pjesë të madhe të Evropës, ka bërë që spikeri austriak i lajmeve të Euronews, Armin Wolf të derdhë një shishe ujë mbi kokën e tij ndërsa ishte në transmetim direkt.

Ky ishte një gjest sensibilizues nga spikeri për tu thënë qytetarëve të tregojnë kujdes në këto ditë të nxehta dhe të ruajnë qetësinë.

E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë e vitit deri më tani.. I nxehti ka sjellë dyndjen e njerëzve në ‘qendra ftohjeje’ nëpër Evropë.

Në Spanjë, sinoptikanët thonë se nxehtësia mund të ketë arritur kulmin, duke kaluar 40 gradë Celsius në disa vende. Zaragoza, Teruel, Granada dhe Albacete janë në alarm të kuq dhe mund të thyejnë rekorde të temperaturës.


Shtuar 12.07.2023 15:48