Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Ngrohja globale fajtore për përhapjen e këtij infeksioni vdekjeprurës në të gjithë botën
Ngrohja globale është duke u fajësuar për rritjen e një lloj kërpudhe vdekjeprurëse dhe që është duke u përhapur në të gjithë botën.

Shkencëtarët besojnë se temperaturat në rritje janë duke lejuar që “Candida auris” të zhvillohet në temperatura të larta, që do të thotë që mbijetojnë brenda trupit të njeriut.

Po ashtu, ky lloj infeksioni është vërjetur se është mjaft rezistent ndaj shumë barnave, duke bërë kështu një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, raporton “Daily Mail”.

Kërpudhat janë identifikuar vetëm në Japoni para 10 viteve, por shkencëtarët thonë se pikërisht për shkak temperaturave të larta është duke u përhapur me shpejtësi edhe në vendet tjera.

Që nga ajo kohë kjo lloj kërpudhe është vërejtur në SHBA, Kanad, Venezuel, Indi, Spanjë, madje në Gjermani dhe Norvegji, transmenton lajmi.net.

Dhe sipas një raporti të vjetër të publikuar tregon se të paktën 260 njerëz përreth Britanisë së Madhe kanë kapur këtë infeksion që nga viti 2012.

Studiuesit e Universitetit të Maryland, kanë thënë se ajo çka është e pazakonshme për këtë lloj kërpudhe është përhapja e saj e shpejtë në 3 kontinente dhe ne kemi zbuluar se këtë gjë e ka bërë të mundur ngrohja globale.
Shtuar më 25/07/2019, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori