Rusia fillon të tërheqë forcat ushtarake nga Kievi

Rusia ka nisur të rheqjen e forcave ushtarake nga Kievi.

Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë.

Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë.

Më herët u njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – në Kiev dhe Chernihiv – sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin konfirmoi “për të reduktuar rrënjësisht, aktivitetin ushtarak”, sipas medias shtetërore RIA.

Masa vjen pas bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll të martën.