Ngjyrat pasqyrojne boten shpirterore
Albeu.com
Në kërkim të një lidhje mes të ngjyrave dhe botës shpirtërore të njeriut, shkencëtarët zbuluan se edhe ndjenjat kanë ngjyrë. Lexoni botën tuaj shpirtërore nëpërmjet ngjyrave të preferuara.
Duke treguar se personat që kalojnë në depresion preferojnë ngjyrat e vdekura ndërsa ato që ndihen mire ngjyrat e ndezura shkencëtarët theksuan se kjo metodë mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve të personave që kanë probleme në komunikim.

Sipas lajmit të dhënë në gazetën italiane La Repubblica një grup shkencëtarësh nga universiteti Manchester kërkuan nga 105 persona në depresion dhe 108 persona normal të gjejnë ngjyrën e cila i përshtatet gjendjes së tyre shpirtërore duke u bazuar tek tabela e ngjyrave në të cilën ndodheshin 38 tone, e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbërt, bojëqielli, blu, bojëkafe, e zezë dhe gri. Studiuesit vëzhguan që personat në depresion zgjodhën ngjyrën gri ndërsa ato normalë zgjodhën të verdhën.

Ndërsa në pjesën e dytë të studimit studiuesit kërkuan nga 204 vullnetarë të shëndetshëm të ndajnë ngjyrat në pozitive, negative dhe neutrale. Gjithashtu kërkuan që ato të zgjedhin ngjyrat e preferuara, më pas vetëm 10 % e pjesëmarrësve duke pasqyruar botën e brendshme zgjodhën ngjyrën gri.

Në fund të studimit shkencëtarët treguan se truri identifikon menjëherë ngjyrat e botës shpirtërore dhe në këtë mënyrë komunikon me botën e jashtme. Kjo marrëdhënie përsëritet vazhdimisht, por deri tani nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë rreth kësaj teme. Duke theksuar se tani për tani janë përqendruar mbi të sëmurët e shqetësuar të cilët vuajnë nga sindroma e zorrëve, drejtuesi i studimit Peter Whorwell u shpreh kështu: “Shpresoj që rrota e ngjyrave të na ndihmojë të shohim përgjigjen që këta të sëmurë japin ndaj kurave psikologjike.”

Ai theksoi se këto janë raste kur fjalët nuk mjaftojnë dhe metodat e të shprehurit pa fjalë janë më efektive, ndaj në raste të tilla përdorimi i ngjyrave mund të jetë efektiv.
Shtuar më 14/02/2010, ora 03:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori