Ngjarje shokuese në Indi, izolojnë për 3 vjet gruan pasi lindi vajzë
Pëlqej
Lindja e një vajze ka qënë fatale për familjen e saj, ndaj bashkëshorti i saj së bashku me rrethin e ngushtë familjar e kanë detyruar që të rrijë për plot 3 vite në tualet.

Sipas familjes së 25 vjeçares, dhuratat që i kanë sjellë familja e saj nuk ishin të mjaftueshme, ndaj sipas zakoneve indiane kjo gjë nuk ishte normale. Jo vetëm kaq, por asaj në mënyrë të pamëshirshme i është ndaluar që ti shohë fëmijët e saj.

Gruaja është gjetur me thonj të rritur, me flokë të ngjitura dhe me rroba të grisura, e ndersa nuk mund të hapte sytë në dritën e diellit. Gjëndja e saj ishte rënduar, teksa vajza nuk e ka njohur. Ajo ka raportuar se është keqtrajtuar nga të afërmit e burrit, pasi dhuratat që i kishin sjellë prindërit e saj nuk ishin të mjaftueshme sipas zakoneve indiane. Lidhur me këtë ngjarje shokuese, oficerët kanë ndërhyrë duke e marrë gruan për ta çuar në një qendër përkujdesje. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori