U shty udhëtimi me avion për në Shqipëri, reagojnë izraelitët: Jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur

Një problem i pazakontë ka ndodhur për kombëtaren e Izraelit, e cila nuk ka arritur dot të niset për në Shqipëri për shkak të një problemi me avionin.

Skuadra nuk ka arritur dot të niset sepse avioni i prenotuar ka qenë më i vogël dhe se ishte tejkaluar pesha.

Për këtë ngjarje kanë reaguar vetë disa lojtarë të kombëtares izraelite, të cilët janë shprehur: “Nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Ne jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur për këtë”.

Siç bën me dije media izraelite “ONE”, ka ardhur dhe reagimi i trajnerit, i cili ka thënë: “Ne jemi shumë të qetë dhe dimë si t’i përballojmë këto situata”.