Berisha prezanton kandidatin për bashkinë Berat: Rama ka frikë nga zgjedhjet e 14 majit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, prezantoi sot kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Berat, Zija Isamili.

Berisha tha se Ismaili është një nga qytetarët më shembullorë, profesionistë më të apasionuar që mund t’i bëjë vetëm mirë qytetit të Beratit.

Ndër të tjera Berisha tha se emërimet e Ramës për kandidatë të bashkive janë kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha

Sipas Berishës  Rama ka frikë nga zgjedhjet e 14 majit, ndaj ka futur në xhep drejtues të opozitës, ashtu siç bëri me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonifgal’.

Berisha: Vij sot tek ju duke ju siguruar se nuk kam ardhur kurrë ndonjëherë më krenarë, më i lirë, para jush se sot, për të paraqitur kandidatin e PD-së, të zgjedhur me votën tuaj të lirë, me vullnetin tuaj, me besimin tuaj, doktor Zijain, njërin nga qytetarët më shembullorë, profesionistë më të apasionuar, njërin nga bijtë e shquar të këtij qyteti, i cili ka patur dhe ka një reputacion të merituar në qytet dhe rrethina.

Kam ardhur shumë herë, kam paraqitur kandidatura, por si doktor Zijai, asnjëherë, ai është i juaji. Është në besimin tuaj, në vullnetin tuaj, që me 14 maj ta vendosni atë si qytetar të parë të Beratit dhe ai do të kthejë bashkinë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Beratit.

Kandidatët e primareve, kandidatët e votës së lirë janë sot në këtë Shqipëri me të gjitha atë mirjadë problemesh, rreze shprese, burim drite, optimizmi, për qytetarët e këtij vendi.

Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë.

Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd.

Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat. Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin.

/albeu.com/


Shtuar 26.03.2023 19:55

Tags: