Nga sindroma e bukuroshes së fjetur te paralizat, gjërat që mund të ndodhin në gjumë
Pëlqej
Sigurisht që në fakt gjumi mbetet koha më paqësore për një njeri.

Ama ka disa gjëra që mund të ndodhin teksa flini dhe në fakt duken të frikshme.

1-Sindroma e Bukuroshes së Fjetur. Kjo anomali me retrospektivë fëmijërore konsiston në tejngopjen e gjumit dhe nevojën për të fjetur gjatë natës dhe pjesën më të madhe të ditës. Dhe pse në pamje të parë duket si problem psikologjik, të prekurit nga kjo sindromë janë të shëndetshëm, por e kanë të pamundur të krijojnë një jetë normale.

2-Vuajtja nga makthet. Të gjithë ne kemi provuar ndjesinë e maktheve të gjumit në jetën tonë. Por është problematike kur këto makthe vazhdojnë të jenë pranë teje në mënyrë sistematike. Ky çrregullim mund të çojë njerëzit në çmenduri. Makthet e përsëritshme vijnë si pasojë e stresit të përditshëm, traumave apo depresionit.

3-Somnambulizmi. Të ecurit gjatë gjumit është një fenomen i shpeshtë i cili mund të shkaktohet nga stresi apo mund të jetë e trashëguar. Njerëzit të cilët vuajnë nga somnambulizmi janë të paqtë, por rreziku mbetet sepse janë të prirur të bien nga lartësi të mëdha dhe të mpleksen me gjera që mund ti lëndojnë.

4-Paraliza në gjumë. Sipas studimeve 75% e njerëzve kanë përjetuar paralizën gjatë gjumit. Gjatë kësaj ndjesie muskujt ngrijnë dhe nuk bëhet e mundur lëvizja e trupit pavarësisht se truri është zgjuar. Diçka e tillë shkakton panik tek njerëzit dhe ndjesi sikur dikush po i mohon lëvizjen duke inspiruar kështu dhe shumë mite dhe legjenda urbane.

5-Ngrënia gjatë gjumit. Mund të përpiqesh të mbash një dietë, por nëse vuan nga kjo sindromë nuk do të kesh rezultatet e pritshme. Shumë njerëz janë të prirur që gjatë fazës REM të gjumit të vetëushqehen, kjo mund të çojë në pasoja të rënda pasi mund të gëlltiten ushqime që mund të të dëmtojnë ose instinktivisht të ndezësh pajisjet elektronike, për të gatuar të cilat në faza të pavetëdijshme janë shumë të rrezikshme.
Shtuar më 16/09/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori