Nga kostumet te protestat, detajet që s'i dini për "La Casa de Papel" (FOTO LAJM)

Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale. Përgjigjja e shkurtër?

Jo, është komplet trillim. Sidoqoftë, ka aspekte të rëndësishme në serial, të cilat shërbejnë si homazhe për historinë, artin dhe filozofinë.

Që prej sezonit të parë, personazhet mbajnë vënë maska me fytyrën e piktorit të famshëm spanjoll, Salvador Dalí. Shumica e punës së tij u krijua gjatë dadaizmit, lëvizje e fundit të shekullit XX që kërkonte medoemos refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofia e tij përputhet me atë të personazheve të “La Casa de Papel”.

Veshja e kuqe ka gjithashtu një domethënie të veçantë. E kuqja është përdorur ndër të tjera edhe si simbol i rezistencës. Përmendim këtu revolucionin në Francën e viteve 1700 apo Kubën e viteve 1950, ku e kuqja ishte simbol i lirisë.

Me rëndësi të veçantë është edhe kënga “Bella Ciao”, që interpretohet nga artisti Manu Pilas. “Bella Ciao” është një këngë popullore italiane që e ka origjinën nga punëtorët e Italisë së Veriut, të cilët e kënduan si një formë për të protesuar ndaj fashizmit dhe me kalimin e kohës, kënga e bë himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis viteve 1943-1945. Versione të “Bella Ciao” këndohen në të gjithë botën si himn i lirisë.

Shtuar më 04/04/2020, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori