Shefi i inteligjencës së Kievit “plas bombën”: Putini do të vdesë së shpejti

Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase, Kirlo Budanov, beson se presidenti Putin vuan nga kanceri dhe do të vdesë shumë shpejt, sipas informacioneve që ai ka nga burime shumë të afërta me presidentin rus.

Thashethemet se Putin është i sëmurë kanë bërë xhiron e botës disa herë, por për herë të parë një zyrtar ukrainas shfaqet kaq i sigurt për jetëgjatësinë e tij.

Në fakt, pranimi i zyrtarit se Ukraina ka informatorë të afërt me presidentin rus është i bujshëm, shkruan protothema. 

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi me pranimin indirekt, por jo të qartë, se Ukraina është e lidhur me sulmet ndaj bazave ajrore ruse brenda territorit të Rusisë./albeu/